Reali me fitore të vështirë ndaj Osasunës

Real Madridi ka shënuar fitore mjaft të vështirë në udhëtim tek Osasuna të shtunën.

Pavarësisht epërsisë dyshifrore, dy golat e Realit erdhën në 12 minutat e fundit të ndeshjes.

Federico Valverde fillimisht shënoi në të 78-n, ndërsa për golin e qetësisë u përkujdes Marco Asensio në minutat shtesë.

Reali tani ka 51 pikë në vendin e dytë, pesë më pak se liderja Barcelona që ka një ndeshje më pak.

Osasuna është e 10-ta me 30 pikë.