Reali mposhtet nga Villarreal

Real Madrid është turpëruar para tifozëve të vet në “Santiago Bernabue”.

Mbretërit kanë humbur me rezultat 2-3 në ndeshjen e javës së 28-të të La Ligas.

Golat për Realin i shënuan Torres (autogol 16’) dhe Vinicius (48’).

Për mysafirët realizuan dy Chukwueze (39’ dhe 80’) dhe një tjetër Morales (70’).

Reali mbetet në vendin e dytë në tabelë me 59 pikë, 12 më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.