Reali vazhdon me fitore

Real Madridi ka marrë fitore të lehtë ndaj Granadas të shtunën mbrëma.

Los Blancos fituan 2:0 në shtëpi, për t’u kthyer në krye të La Ligas.

Brahim Diaz në të 26-n dhe Rodrygo në të 57-n i siguruan fitoren madrilenëve.

Myrto Uzuni luajti 64 minuta te Granada.

Real Madridi kthehet në vendin e parë me 38 pikë, aq sa ka edhe Girona në të dytin.

Granada është e parafundit me shtatë pikë.