Rexhep Selimi e quan Thaçin president të Prontos: Është i rrezikshëm për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka quajtur presidentin Thaçi si president të Prontos. Madje Selimi ka thënë se ai po bëhet rrezik për Kosovën.

“Presidenti i Pronto-s duket në krizë të rëndë, jo vetëm politike. Ai tashmë nuk është vetëm i papërgjegjshëm por ka kohë që është bërë edhe rrezik për Kosovën dhe për sugurinë e saj.
Së paku në prani të ushtarëve të FSK-së ai nuk do të duhej të mos e vlerësonte prezencën ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Thaçi do të duhej t’i raportonte Kuvendit e jo të shkonte të bënte prova amatore me prompterë në prani të ushtarëve të FSK-së që tash e sa vite po manipulohen me ëndrren e tyre që një ditë edhe ata të jenë ushtarë të ushtrisë që e duan.

Ushtarët duan ushtri e jo mashtrime” shkruan Selimi në Facebook