Ribrandimi i Twitter në X prek edhe TweetDeck

Gjithashtu cicërimat tashmë quhen postime dhe ri-cicërimat quhen ripostime. Google dhe Apple listuan rrjetin e ri social në dyqanet e tyre respektive të aplikacioneve si “X” në fund të Korrikut.

TweetDeck ka filluar të tregojë shenja se nuk mund ti shpëtojë ribrandimit masiv. Tashmë faqja kryesore e TweedDeck ka një logo të re, “XPro” në cepin e majtë lart të uebsajti duke lënë të kuptohet për një emër të ri.

Edhe pse uebsajti ende shfaq logon ikonike të zogut, dhe ende quhet TweetDeck është çështje kohe përpara se të marrë emrin e ri.

Ribrandimi i Twitter në X ndodhi brenda natës në Korrik ku Elon Musk njoftoi ndryshimin përmes një cicërime e më pas dërgoi një e-mail stafit të kompanisë.

Rrjeti social filloi implementimin e ndryshimeve duke zëvendësuar zogun e Twitter me një logo X e cila me shumë gjasa do të evoluojë me kohën.

Gjithashtu cicërimat tashmë quhen postime dhe ri-cicërimat quhen ripostime. Google dhe Apple listuan rrjetin e ri social në dyqanet e tyre respektive të aplikacioneve si “X” në fund të Korrikut.

TweetDeck nga ana tjetër nuk do të mbajë këtë emër për shumë kohë. Gjithashtu nuk do të jetë falas për tu përdorur në të ardhmen e afërt. Kompania më herët kishte vënë në dijeni se shërbimi do të bëhet me pagesë ekskluzivisht për abonentët e Blue.