Rivaliteti mes dy kompanive premton ditë më të mira për smartfonët

Sipas një raporti të fundit MediaTek u rrit me 48% nga viti më vit dhe shitur 352 milionë procesorë. Nga ana tjetër Qualcomm ka rënë me 18% në 319 milionë procesorë të shitur.

Kur mendoni për betejën mes procesorëve me shumë gjasa ju vjen në mendje Intel dhe AMD. Por një tjetër betejë po aq e rëndësishme po ndodh në botën mobile dhe ajo është mes Qualcomm dhe MediaTek.

Ndërsa shumica e njerëzve mendojnë se Qualcomm është lideri duke qenë se procesorët e kompanisë janë në disa prej smartfonëve më të mirë në treg, është MediaTek në të vërtetë që i mori kryesimin Qualcomm në 2020-ën.

Sipas një raporti të fundit MediaTek u rrit me 48% nga viti më vit dhe shitur 352 milionë procesorë. Nga ana tjetër Qualcomm ka rënë me 18% në 319 milionë procesorë të shitur.

Një fakt që ka ndikuar në rritje e MediaTek është përdorimi i procesorëve nga Xiaomi dhe Huawei të dy këta të prekur nga sanksionet Amerikane.

Por çfarë do të thotë kjo për ne? Njëlloj siç konkurrenca mes Intel dhe AMD vitet e fundit ka ulur ndjeshëm çmimet e procesorëve dhe si rezultat kompjuterëve, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe konkurrenca mes Qualcomm dhe MediaTek në botën e smartfonëve.