Roja bregdetare turke shpëton 115 emigrantë të parregullt të kthyer prapa nga Greqia

Roja bregdetare turke shpëtoi 115 emigrantë të parregullt që u kthyen prapa në ujërat territoriale turke nga elementët e Greqisë në rajonet Seferihisar dhe Dikili të qytetit Izmir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komanda e Rojës Bregdetare thuhet se anija patrulluese e Rojës bregdetare turke u dërgua në rajon pas informacionit të marrë se në brigjet e rajonit Dikili kishte emigrantë të parregullt.

Njoftohet se 26 emigrantët e parregullt që u kthyen prapa në ujërat territoriale turke nga elementët e Greqisë u shpëtuan nga ekipet.

Gjithashtu nga ekipet u shpëtuan edhe 89 emigrantë të parregullt me gomone dhe varka shpëtimi që u shtynë prapa në ujërat territoriale turke nga elementët e Greqisë në 3 ngjarje të ndryshme në brigjet e rajonit Seferihisar.

Gjithsej 115 emigrantët e parregullt që u shpëtuan në rajonet Dikili dhe Seferihisar, pas procedurave u dërguan në Drejtorinë e Migracionit të qytetit. /aa