Juventus Women vazhdon të investojë te të rinjtë, dhe këtë herë ka firmosur me talenten e re Rona Krasniqi. Futbollistja suedeze me prejardhje nga Kosova ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2028.
Vetëm 16 vjeçe, Krasniqi konsiderohet një nga shpresat më të mëdha të futbollit suedez. Ajo është pjesë e përfaqësueses U17 të Suedisë dhe vjen në Torino nga klubi Goteborg, ku zhvilloi shumë ndeshje sezonin e kaluar.
Sulmuesja e re do t’i bashkohet skuadrës U19 të Juventus Women për sezonin 2025/26, duke nisur zyrtarisht rrugëtimin e saj si Bianconera.
Mirësevjen në Juventus, Rona! thuhët në sajtin zyrtar të Juventusit.








