Ronaldo e shpëton Juventusin nga humbja e parë

Lojtarët e Juventusit kanë luajtur baras me Atalantën 2:2 në xhiron 18 në Serie A.

Kampioni i Italisë shmangi disfatën e parë në kampionat, duke iu falënderuar Cristiano Ronaldos.

“Zonja e vjetër” erdhi në epërsi në minutën e dytë përmes autogolit të Blerim Xhimshitit. Atalanta arriti të barazojë përmes Zapata në minutën 24.

I njëjti lojtar solli mysafirët në epërsi në minutën 56, ndërsa Juventusin e shpëtoi nga humbja Ronaldo me golin e shënuar në minutën 78.

Seria A, java 18

Frosinone – Milan 0:0

Atalanta – Juventus 2:2 (1:1)

Zapata 24, 56 – Xhimshiti 2, Ronaldo 78

Bologna – Lazio 0:2 (0:1)

Felipe 30, Luliq 90

Fiorentina – Parma 0:1 (0:1)

Inglese 45+2

Caglari – Genoa 1:0 (1:0)

Farias 45+3

Sampdoria – Chievo 2:0 (0:0)

Qualarrela 47, Ramires 59

18.00 Roma – Sasuolo

18.00 SPAL – Udineze

18.00 Torino – Empoli

20.30 Inter – Napoli