Ballina Sport Futboll Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, gjithnjë e më shumë po i afrohet shifrës jubilare, një mijë golave në karrierë.

Ronaldo ka shënuar golin e 987 në karrierë, ndërsa ekipi i tij, Al Nassr triumfoi 2:1 ndaj Al Saddit në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Me golin e realizuar në këtë përballje, Ronaldos tani i duhen vetëm edhe 13-të gola për të arritur numrin e një mijë golave të shënuar në karrierë.

Portugezi realizoi në minutën e 13-të nga penalltia, duke e kaluar ekipin e tij në epërsi 1:0 në ndeshjen e Championsit të Azisë.

41-vjeçari pritet që të largohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni kur i skadon edhe kontrata me skuadrën saudite, ndërsa synimi i tij është që të pensionohet me një mijë gola të shënuar.

Ai tek Al Nassr u transferua në fillim të vitit 2023 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Juventusi e Real Madridi.