Rritet dhuna ndaj muslimanëve në Gjermani

Rriten rastet e ngacmimeve dhe dhuna në sulmet ndaj muslimanëve në Gjermani. Në lajmin e gazetës “Neue Osnabrücker Zeitung”, të bazuar në përgjigjen dhënë nga Qeveria ndaj pyetjeve të Partisë Majtiste, thuhet se në sulmet e realizuara ndaj muslimanëve gjatë muajve prill, maj dhe qershor janë plagosur 16 persona. Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të këtij viti kishte vetëm 2 raste të sulmeve në fjalë.

Në përgjigjet ndaj pyetjeve, thuhet se të gjitha sulmet janë realizuar nga të djathtët ekstremistë dhe që njëri prej sulmuesve është arrestuar.

Sipas regjistrimeve të Policisë dhe Agjencisë së Mbrojtjes së Kushtetutës, gjatë muajve prill, maj dhe qershor janë realizuar 192 vepra penale ndaj institucioneve islame dhe muslimanëve.

Këto të dhëna për sulmet ndaj muslimanëve nuk mund të krahasohen me ato të vitit të kaluar meqë këtë vit për herë të parë sulmet apo aktet e tilla të dhunës po karakterizohen si “anti islame” nga institucionet zyrtare.

Në statistikat si vepra penale po regjistrohen edhe publikimet me përmbajtje të urrejtjes në rrjetet sociale, letrat, sulmet ndaj grave të mbuluara dhe meshkujve muslimanë, dëmet në prona dhe sloganet naziste të shkruara në muret e shtëpive. /aa/