Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Raportohet se janë konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 842 numrin e të infektuarve.

Deri më tani, 31 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë.