Rrjeti social X ishte offline në orët e para të mëngjesit

Kjo nuk ishte ndërprerja e parë e Twitter. Ekspertët thonë se shkurtimi i fuqisë punëtore ekspozoi rrjetin social përballë problemeve.

Platforma e media sociale X e Elon Musk, njohur në të kaluarën si Twitter, pësoi një ndërprerje të shërbimit në mbarë botën mëngjesin e së Enjtes me orën tonë lokale.

Ndërprerja zgjati më shumë se një orë ndërsa është i paqartë shkaku. Përdoruesit nuk mund të shikonin cicërimat sipas ankesave të tyre. X Pro, i njohur si TweetDeck më parë, gjithashtu pati rënie të shërbimit.

Ndërsa përdoruesit mund ti bashkoheshin Spaces dhe të shikonin njoftimet, cicërimat nuk shfaqeshin e as profilet.

DownDetector, mjeti i monitorimit të uebi, raportoi 65 mijë ankesa nga përdoruesit në vetëm pak minuta.

Kjo nuk ishte ndërprerja e parë e Twitter. Ekspertët thonë se shkurtimi i fuqisë punëtore ekspozoi rrjetin social përballë problemeve.

Por në muajt e fundit shërbimi ka qenë mjaft stabil. Hera e fundit që shërbimi nuk aksesohej ishte muajit Korrik.