RTX 4060 del në shitje nga 29 Qershori

Krahasuar me RTX 3060, RTX 4060 do të kushtojë 30 dollarë më pak në momentin e debutimit dhe është pajisur me më pak RAM prej 8GB në vend të 12GB.

Nvidia thotë se karta grafike e ardhshme RTX 4060 do të jetë e disponueshme për tu porositur duke filluar nga data 29 Qershor.

Debutimi vjen më herët sesa ishte parashikuar në muajin Korrik. Me një çmim prej 299 dollarësh është karta grafike më buxhetor e linjës RTX 40.

Nvidia thotë se RTX 4060 është perfekt për gaming në 1080p dhe jo 1440p. Klasi 60 i kartave grafike të Nvidia kanë provuar më populloret sipas anketave të ndryshme kryer nga platforma gaming Steam.

Krahasuar me RTX 3060, RTX 4060 do të kushtojë 30 dollarë më pak në momentin e debutimit dhe është pajisur me më pak RAM prej 8GB në vend të 12GB.

Megjithatë modeli i ri duhet të jetë më efikas duke konsumuar 115-vat krahasuar me 170-vat me RTX 3060.

Do të qëndrojë poshtë modeleve RTX 4060 Ti prej 339 dollarësh me 8GB RAM dhe RTX 4060 Ti prej 499 dollarësh me 16GB RAM.