Sa i shpejtë është procesori i iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max?

Postuar nga Geekbench, A17 Pro shënoi 2914 pikë me një bërthamë dhe 7199 pikë me të gjitha, një rezultat që e bën rreth 13 përqind më të shpejtë sesa A16 Bionic.

Modelet e reja iPhone kanë mbërritur, dhe nëse flasim për variantet iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, gjëja e parë që na vjen në mendje është procesori i ri A17 Pro ndërtuar mbi arkitekturën 3-nanometër.

Vetë Apple është shprehur se A17 Pro është deri në 20 përqind më i shpejtë sesa A16 Bionic ndërsa rezultatet e para të testimeve na japin një ide sesa i shpete është.

Postuar nga Geekbench, A17 Pro shënoi 2914 pikë me një bërthamë dhe 7199 pikë me të gjitha, një rezultat që e bën rreth 13 përqind më të shpejtë sesa A16 Bionic.

Apple është shprehur se grafikat e A17 Pro janë 20 përqind më të shpejta sesa të A16 Bionic ndërsa procesori është vetëm 10 përqind.

Diferencat bëhen më të dukshme kur krahasojmë me çipe më të vjetra si A15 Bionic në iPhone 13, ndërsa !7 është 40 përqind më e shpejtë sesa A15. A17 Pro është gjithashtu pranë nivelit të performancës së çipit M1 përdorur në Mac dhe iPad.

Një tjetër detaj i rëndësishëm zbuluar nga ky testim është sasia e memories RAM prej 8GB krahasuar me 6GB përdorur në modelet e vitit të kaluar. Kjo vlen vetëm për iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max ndërsa iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus ende kanë 6GB RAM.