Sa kushton iPhone 15 Pro Max për tu prodhuar nga Apple?

Kostoja e përgjithshme është matur sipas komponentëve individualë si lentja telefoto e cila i kushton Apple 30 dollarë secila, ose 280 përqind më shumë sesa ajo në flagshipin e vitit të kaluar.

Apple iPhone 15 Pro Max është iPhone më i shpejtë dhe ka më shumë funksionalitete se çdo gjeneratë e lançuar deri më sot. Në të njëjtën kohë është më i kushtueshmi për tu prodhuar dhe tashmë sipas Nikkei kemi një ide të qartë.

Modeli në premium, iPhone 15 Pro Max, së bashku me çipin A17 Pro dhe zmadhimin optik 5X, ka një kosto të përllogaritur prej 557 dollarësh, ose 12 përqind më të lartë sesa iPhone 14 Pro Max.

Kostoja e përgjithshme është matur sipas komponentëve individualë si lentja telefoto e cila i kushton Apple 30 dollarë secila, ose 280 përqind më shumë sesa ajo në flagshipin e vitit të kaluar.

Korniza e re prej titani kushton 43 përqind më shumë sesa korniza prej çeliku e vitit të kaluar ndërsa A17 Pro kushton 27 përqind më shumë sesa A16 Bionic.

Modeli bazë i iPhone 15 Pro Max vjen me 256GB memorie, ose sa dyfishi i modelit bazës të iPhone 14 Pro Max. Nikkei zbuloi gjithashtu se 33 përqind e komponentëve të iPhone vinin nga kompani Amerikane si Qualcomm dhe Broadcom, 29 përqind nga Koreja e Jugut dhe 10 përqind nga Japonia. Samsung ishte përgjegjës për prodhimin e ekranit.