Sa sheqer mund të konsumoni në ditë?

BBC” ka shkruar rreth sasisë së sheqerit që çdo njeri duhet të konsumojë gjatë një dite dhe pasojave nëse teprohet. Rekomandimet thonë se njerëzit nuk duhet të marrin ma shumë se 5 % të kalorive ditore nga sheqeri i bardhë (i shtuar).

Për më tepër përgjigjet e dietologes Marilyn Glenville.

Ajo thotë se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë të bëjnë me sheqerin e shtuar – rekomandohen vetëm 5-6 lugë çaji në ditë. Një lugë e vetme çaji është 4 gram, kështu që ju mund ta shikoni sa shpejt mund të arrihet ajo sasi.

Glenville po ashtu këshillon që të shikoni listën e përbërësve të çdo produkti që konsumoni, pasi ndodh që edhe drithërat të kenë shumë sheqer të shtuar.

Pyetjes se a ka shenja afat-shkurtër që tregojnë se keni konsumuar më shumë sheqer se ç’duhet, ajo i përgjigjet se nëse konsumoni shumë ju mund të vëreni “gunga të verdha nën sy ose në pjesën e pasme të krahëve. Nëse i shikoni këtu duhet të kontrolloni kolesterolin.”

Konsumimi i tepërt i sheqerit po ashtu dëmton mushkëritë pasi fruktoza e tepërt ngjason me konsumimin e alkoolit. Ajo bën që të shtoni së tepërmi në peshë dhe ndikon tek sinjalizimi i insulinës dhe leptinës; shkakton mosfunksionime metabolike, përfshirë tensionin e gjakut; rrit nivelin urik dhe të acidit, duke shkaktuar së mundje të zemrave dhe veshkave.

Ndërsa sheqeri i ulët në gjak është kur ju përjetoni marrje mëndësh, nervozizëm, tension dhe ankth.

Po cilat janë tri këshillat e saj për një dietë të shëndetshme sheqeri?

Marilyn Glenville këshillon leximin me kujdes të pjesës së përbërësve të produkteve, sigurohuni që hani ushqim cilësor, pak dhe shpesh – mëngjes, drekë dhe darkë, të ndërthurura me ndonjë gjë të vogël para dreke dhe pas dreke.

Kur të jetë e mundur konsumoni karbohidrate me proteina pasi do ju ndihmojnë të ruani energjinë dhe të ndaloni nepsin.