Sadiku vazhdon karrierën në Indi

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Indisë.

Sadiku 32-vjeçar ka firmosur kontratë me ekipin Mohun Bagan, raporton “Indian Football” në Twitter.

Sadiku së fundi ishte pjesë e ekipit spanjoll FC Cartagena.

Sadiku me Shqipërinë i ka zhvilluar 38 ndeshje dhe i ka realizuar 12 gola.