Safari kalon Edge si shfletuesi i dytë më popullor në desktop

Chrome mbetet në vendin e parë me një pjesë dominuese prej 66.13 përqind ndërsa Mozilla Firefox qëndron në vendin e katërt me 5.65 përqind.

Apple Safari ka rimarrë pozitat si shfletuesi i dytë më popullor në botë nga Microsoft Edge sipas statistikave më të fundit publikuar nga StatCounter.

Sipas të dhënave, Safari tashmë përdoret në 11.87 përqind të kompjuterëve në mbarë botën, 0.87 përqind përpara Edge që qëndron në 11 përqind.

Chrome mbetet në vendin e parë me një pjesë dominuese prej 66.13 përqind ndërsa Mozilla Firefox qëndron në vendin e katërt me 5.65 përqind.

Kjo është renditja më e fundit sipas popullaritetit të shfletuesve sipas StatCounter:

Chrome 66.13 përqind
Safari 11.87 përqind
Edge 11 përqind
Firefox 5.65 përqind
Opera 3.09 përqind
IE 0.55 përqind

Statistikat favorizojnë Apple krahasuar me vitin e kaluar kur Edge kaloi Safari për vendin e dytë edhe pse me një marxhinë të vogël nisur edhe nga popullariteti i Windows 11-ës.

Rikthimi i Safari në vendin e dytë mund ti atribuohet shitjeve të Mac në 2022 të cilat i siguruan Apple 11.5 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e katërt të vitit.