“Sakrifica është e gjatë, prandaj mos u ngut në frytet e saj.”

Dr. Mustafa Mahmud

Sa më të mëdha të jenë qëllimet, aq më e gjatë bëhet rruga…
Prandaj mos u largo prej derës, por zgjate sexhden, mos e ndërpre lotin, sepse ti nuk po kërkon për emër, apo medalje, por je duke kërkuar kënaqësinë e Pronarit të Arshit të Madh, kërkon Zotin e qiejve, kërkon të Madhërishmin, i Cili nuk mposhtet kurrë!
Këtë qëllim nuk e arrin asnjë kërkues, veçse pasi të sprovohet e të provohet dhe të arrijë sinqeritetin e tij; të dëshmojnë melaiket për pozitën dhe engjëjt e lartë për çiltërsinë e tij.
Si të shoqërohen melaiket e afërt, përveçse nga individët fisnikë, të cilët zbukurohen me moralin e tyre!
___________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Enashid el-ithm vel-beraeti”
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja