Salah pëson një lëndim para ndeshjes me Arsenalin

Liverpooli do të ndeshet me Arsenalin në ndeshjen e xhiros së 11-të Premierligës.

Një shqetësim për Jurgen Klopp është edhe futbollisti Mohamed Salah i cili ka pësuar një lëndim në dorë.

Në një foto të publikuar në Instagram, egjiptiani shihet me dorën e lidhur gjatë trajnimit të ditës së djeshme.

Megjithatë, Salah pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen me Arsenalin të shtunën në mbrëmje.