Samsung bëhet kompania e parë që zhvillon çipet e memorie grafike GDDR7

Memoria GDDR7 e Samsung do të shërbejë si DRAM për kartat grafike në AI, HPC, gaming dhe automobila.

Samsung sapo prezantoi zhvillimin e memories së parë GDDR7 RAM për kartat grafike të gjeneratës së ardhshme.

Zhvillimi i memorie GDDR7 është arritur pothuajse 8 muaj pas çipi DRAM u prezantua për herë të parë nga prodhuesi. Asokohe Samsung tha se GDDR7 do të përdorë Sinalin PAM3 dhe shpejtësi deri në 36Gbps.

Micron gjithashtu prezantuar memorien GDDR7 por nuk është e qartë nëse ka filluan zhvillimi. Micron është shprehur se memoria e re do të lançohet në gjysmën e parë të 2024.

Memoria GDDR7 e Samsung do të shërbejë si DRAM për kartat grafike në AI, HPC, gaming dhe automobila.

Standardi i ri pritet të instalohet në sisteme të gjeneratës së ardhshme brenda këtij viti dhe premton një rritje të ndjeshme të performancës. Sipas Samsung GDDR7 do të ofrojë rritje performance me 40 përqind dhe efikasiteti me 20 përqind krahauar me memorien më të shpejtë aktualisht prej 24Gbps GDDR6.

Produktet e para GDDR7 do të kenë shpejtësi prej 32Gbps, ose 33 përqind më shumë sesa GDDR6 si dhe bandwidth prej 1.5TB/s në një ndërfaqe 384.bit.

Ende nuk ka asnjë informacion për produkte nga AMD dhe Nvidia që do të ofrojnë këtë memorie për kartat e tyre grafike. Kur të vijë koha, këta prodhues do të kenë mundësi të zgjedhin çipet e memories nga partnerë si Micron, SK Hynix dhe Samsung.