Samsung do të ofrojë platformën Tizen për të gjithë brendet e televizorëve

Samsung zbuloi se do të licencojë platformën e saj Tizen OS për televizorët për përdorim në modelet jo Samsung për herë të parë.

Javën e kaluar LG njoftoi se do të lejonte të gjithë prodhuesit e TV nga palët e treta të përdorin platformën e saj webOS dhe tashmë rivalin numër një po bën të njëjtën gjë.

Samsung zbuloi se do të licencojë platformën e saj Tizen OS për televizorët për përdorim në modelet jo Samsung për herë të parë.

Kompania nisi një bashkëpunim me Akai, RCA dhe disa brende të tjera të shitura në Evropë, Australi dhe Zelandën e Re si Bauhn, Linsar, Sunny dhe Vispera.

Partneriteti i jep këtyre prodhuesve akses në funksionalitetet e Tizen si Samsung TV Plus (një platformë free streaming dhe video), Universal Guide dhe Samsung Bixby.

Samsung Smart TV dhe LG webOS janë opsione të mira krahas Android TV sepse ofrojnë funksionalitete të avancuara kërkimi dhe personalizimi si dhe asistentë virtualë.

Google TV është një përditësim i madh krahasuar me Android TV por shumica e televizorët apo streaming box përdorin këtë të fundit. /PCWorld Albanian