Samsung merr pjesën më të madhe të fitimeve nga smartfonët Android por një tjetër kompani dominon tregun

Sipas një hulumtimi të Counterpoint Research, lançimi i serive Galaxy S23 ka ndihmuar Samsung të përmirësojë ASP (Pikën mesatare të shitjes) në 340 dollarë në tre mujorin e parë të 2023.

Samsung po përballet me konkurrencë të egër nga Apple dhe markat e tjera Kineze. Megjithatë kompania Koreano-Jugore është ende brendi më fitimprurës në segmentin e smartfonëve Android.

Por ky fitim nuk është askund krahasuar me fitimin e Apple që gjendet në pozita financiare shumë më të mira se çdo prodhues tjetër smartfonësh Android.

Sipas një hulumtimi të Counterpoint Research, lançimi i serive Galaxy S23 ka ndihmuar Samsung të përmirësojë ASP (Pikën mesatare të shitjes) në 340 dollarë në tre mujorin e parë të 2023. Është një përmirësim me 17 përqind krahasuar me vitin e kaluar dhe 35 përqind krahasuar me tre mujorin e katërt të 2022.

Kompania ka një pjesë tregu prej 22 përqind në industrinë e smartfonëve, 1 përqind më pak sesa Apple gjatë të njëjtës periudhë. Xiaomi kishte 11 përqind të tregut global të shitjeve të smartfonëve duke qëndruar në vendin e tretë.

Oppo vinte në vendin e katërt me 10 përqind dhe Vivo me 7 përqind.

Kur bëhet fjalë për fitimet, Apple dhe Samsung marrin 96 përqind të fitimit global në industrinë e smartfonëve. Prej kësaj, Apple merr 72 përqind të fitimit, ndërsa Samsung 24 përqind. Kjo i lë prodhuesit e tjerë të smartfonëve Android me vetëm 4 përqind të fitimeve totale në mbarë botën nga smartfonët.

Apple gjeneron mëse gjysmën e të ardhurave në këtë treg për shkak të ASP së lartë. Edhe Oppo, Vivo dhe Xiaomi së fundi kanë rritur çmimet e telefonëve të tyre por janë shumë larg të ardhurave dhe fitimeve të Apple dhe Samsung.

Kjo do të thotë se asnjë prej këtyre brendeve Kineze nuk shet pajisje të segmentit të lartë në sasi të mëdha.