Samsung nxjerr në shitje një variant 4TB të SSD-së 990 Pro

Edhe pse nuk është aq i shpejtë sa SSD PCIe 5.0 NVMe të cilët mund të arrijnë shpejtësi leximi prej 11,700 MB/s dhe shkrimi prej 9,500 MB/s, 990 Pro është ndër modelet PCIe 4.0 më të shpejta në treg.

Samsung prezantoi një variant 4TB të linjës 990 Pro NVMe PCIe 4.0 SSD së për gamerat dhe krijuesit e përmbajtjeve bashku me një mburojë opsionale për shpërndarjen e nxehtësisë.

Modeli i ri premton shpejtësinë më të lartë të leximit mbi ndërfaqen PCIe 4.0 për SSD-të konsumatorë në treg.

Me çipin V-NAND të kompanisë, një ndërfaqe PCIe 4.0 dhe një kontroller i përmirësuar bëjnë që të arrijë shpejtësi leximi prej 7,450 MB/s dhe leximi prej 6,900 MB/s, po aq sa për variantet 1TB dhe 2TB.

Edhe pse nuk është aq i shpejtë sa SSD PCIe 5.0 NVMe të cilët mund të arrijnë shpejtësi leximi prej 11,700 MB/s dhe shkrimi prej 9,500 MB/s, 990 Pro është ndër modelet PCIe 4.0 më të shpejta në treg.

Gjithashtu është 50 përqind më efikas sesa 980 Pro duke e bërë ideal për zgjerim hapësire në Sony PlayStation 5.

990 Pro 4TB do të shitet për 345 dollarë ndërsa me mburojën e nxehtësisë për 355 dollarë duke filluar nga Tetori përmes Samsung.com dhe distributorëve.

Është dyfishi i çmimit të variantit 2TB i cili kushton rreth 190 dollarë.