Samsung pëson rënie drastike të fitimeve

Rënia erdhi për shkak se divizioni i çipeve, tradicionalisht biznesi më fitimprurës, raportoi humbje mes 2.2 deri në 3 miliardë dollarë.

Fitimet e Samsung në tre mujorin e tretë të 2023 pritet të bien me 80 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa efektet e krizës globale të çipeve shkaktuan humbje të mëdha në biznesin më fitimprurës së kompanisë ndër vite.

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories, smartfonëve dhe televizorëve do të zbulojë rezultatet financiare ditën e Mërkure.

Fitimi mendohet të ketë rënë në 1.56 miliardë dollarë për periudhën Korrik-Shtator sipas analistëve. Është një rënie e ndjeshme nga 8 miliardë dollarë fitime që kishte në Shtator të vitit të kaluar.

Rënia erdhi për shkak se divizioni i çipeve, tradicionalisht biznesi më fitimprurës, raportoi humbje mes 2.2 deri në 3 miliardë dollarë.

Prodhuesit e smartfonëve dhe kompjuterëve janë tërhequr nga blerjet e çipeve të reja të memories duke zgjedhur të përdorin inventarët e tyre ekzistuese prej muajsh nga frika e krizës ekonomike.

Megjithatë kërkesa e fortë për çipe memorie të përdorura në inteligjencën artificiale si dhe memorie HBM janë sinjale shprese por Samsung gjendet pas rivalit SK Hynix në zhvillimin e çipeve të tilla apo sigurimin e klientëve si lideri AI Nvidia.

Biznesi mobil i Samsung pritet të raportojë rreth 2.2 miliardë dollarë fitime sipas parashikimeve të analistëve.