Sancho thyen rekordin 51-vjeçar në Bundesligë

Jadon Sancho është bërë lojtari më i ri që ka shënuar 22 gola në Bundesligë, pasi ylli i Borussia Dortmund shënoi në barazimin 3-3 me RB Leipzig të martën.

19-vjeçari gjithashtu dhuroi edhe një asistim në barazimin dramatik në ‘Signal Iduna Park’.

Megjithatë, nuk shkoi gjithçka mirë për Sancho të martën në mbrëmje. Në minutën e 71′ ai u detyrua të largohej me një dëmtim të muskujve, pasi u zëvendësua nga Lukasz Piszczek, përcjell lajmi.net.

Leipzig më pas gjeti golin e barazimit përmes Patrik Schick në minutën e 77′, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Me goditjen e tij, Sancho arriti 22 gola në karrierë në moshën 19 vjeç e 267 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Horst Koppels në 1968 (19 vjet, 269 ditë).

Ylli anglez këtë edicion ka shënuar 9 gola deri tani.