Seanca e thirrur nga opozita mbahet sonte në orën 19 e 30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli para pak çastesh nga salla e Kuvendit ka thënë se debati për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri lidhur me votimin për ekipin negociator në dialog me Serbinë, ka përfunduar.

Megjithatë, sipas tij, për t’u futur në votim nuk ka kuorum, prandaj kjo seancë do të vazhdojë atëherë kur të ketë kuorum.Ai ka folur edhe për kërkesën e 51 deputetëve të opozitës për seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë, duke thënë se do të respektohen të gjitha procedurat dhe kjo seancë do të mbahet sonte në orën 19 e 30.