Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sekretari Rubio diskuton me kryeministrin e Irakut për transferimin e terroristëve të...

Sekretari Rubio diskuton me kryeministrin e Irakut për transferimin e terroristëve të ISIS-it

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, zhvilluan një telefonatë të dielën për të diskutuar mbi transferimin e terroristëve të ISIS-it (DEASH) në objekte të sigurta në Irak, transmeton Anadolu.

“Sekretari përgëzoi iniciativën dhe lidershipin e Qeverisë së Irakut në përshpejtimin e transferimit dhe ndalimit të terroristëve të ISIS-it në objekte të sigurta në Irak, pas paqëndrueshmërisë së fundit në verilindje të Sirisë. Sekretari dhe kryeministri diskutuan mbi përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të siguruar që vendet të riatdhesojnë shpejt qytetarët e tyre në Irak, duke i sjellë ata para drejtësisë”, tha Departamenti i Shtetit të SHBA-së në një deklaratë.

Thuhet se të dy biseduan për “diskutimet e vazhdueshme” të Irakut për të formuar një qeveri, duke nënvizuar një “angazhim të përbashkët” për të siguruar që vendi të mund të realizojë potencialin e tij “si një forcë për stabilitet, prosperitet dhe siguri në Lindjen e Mesme”.

“Sekretari tha se një qeveri e kontrolluar nga Irani nuk mund t’i vë me sukses interesat e Irakut në plan të parë, ta mbajë Irakun larg konflikteve rajonale ose të përparojë partneritetin reciprokisht të dobishëm midis SHBA-së dhe Irakut”, thuhet në deklaratë.

Të mërkurën, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se nisi mision për të transferuar të burgosurit e ISIS-it nga Siria verilindore në Irak për të siguruar që anëtarët e grupit terrorist të mbeten në qendra të sigurta paraburgimi.

Misioni filloi me forcat amerikane që transportuan 150 anëtarë të ISIS-it nga një qendër paraburgimi në provincën verilindore Hasakah në një vend të sigurt në Irak, me plane që deri në 7.000 të burgosur të transferohen përfundimisht në qendra të kontrolluara nga Iraku.