Senati i Nju-Jorkut ka miratuar Rezolutën që përkujton 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Rezoluta, e sponsorizuar nga senatorja Jessica Scarcella-Spanton së bashku me dhjetëra bashkë-sponsorë nga partitë kryesore, paraqet një nderim zyrtar të përvjetorit të 17 Shkurtit 2008, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë.
Rezoluta nënvizon rëndësinë e ditës së pavarësisë së Kosovës dhe progresit të arritur si një nga vendet më të reja në Evropë; miqësinë dhe partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe kontributin e komunitetit kosovar në shtetin e Nju-Jorkut dhe shoqëri në përgjithësi.
Në votim, shumica e senatorëve u bashkuan për të njohur arritjet historike dhe rolin e Kosovës në promovimin e vlerave demokratike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.
Rezoluta është një mesazh i qartë i mbështetjes ndaj popullit kosovar përpara ditës së tyre kombëtare të pavarësisë.








