Seritë Galaxy S23 më popullore sesa S22 thotë Samsung

Seritë tejkaluan 1 milionë shitje në Korenë e Jugut, një performancë e ngjashme me seritë S22.

Samsung priste që seritë Galaxy S23 të shiteshin më mirë se paraardhësit dhe ja ka arritur këtij qëllimi.

Kompania konfirmoi se tre smartfonët ishin shitur 1.7 më shumë sesa linja Galaxy S22 në Amerikën Latine, 1.5 herë më shumë në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe 1.4 herë më shumë në Indi.

Seritë tejkaluan 1 milionë shitje në Korenë e Jugut, një performancë e ngjashme me seritë S22.

Samsung prezantoi modelet e reja në Shkurt ndërsa tha se S23 Ultra zinte 60 përqind të shitjeve të përgjithshme të kësaj linje ndërsa S23 dhe S23 Plus kanë kontribuar nga 20 përqind secili.

Kompania pritet të lançojë S23 në Japoni më 20 Prill si dhe në disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Faktorët që mund të kenë ndikuar në shitjet më të larta mund të jenë kamera e re 200-megapiksel dhe përdorimi ekskluziv i procesorit Snapdragon 8 Gen 2 në mbarë linjën.