Sevilla zyrtarizon lojtarin e Manchester Cityt

Skuadra e Sevillas e ka zyrtarizuar transferimin e përfolur, lojtarin e Manchester Cityt Nolito (Manuel Agudo Duran), shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi i Kombëtares së Spanjës u zyrtarizua sot si lojtari më i ri i klubit spanjoll.

30-vjeçari u largua nga Anglia me vetëm 20 paraqitje ku shënoi katër gola. Nolito është rritur në futbollin spanjoll, pasi dikur ishte pjesë e Barcelonës, Granadas dhe Celta Vigos.