“Shaqiri është si Messi”

Xherdan Shaqiri e ka nisur në mënyrë të mirë këtë edicion me Stoke Cityn.

Në ndeshjet miqësore Shaqiri ka shkëlqyer duke arritur të shënoj edhe gola.

Por transferimi më i ri i Stoke Cityt, Darren Fletcher e ka ngritur në qiell yllin gjilanas.

Ish-anëtari i Manchester United, Darren Fletcher e ka krahasuar reprezentuesin e Zvicrës me ikonën e futbollit botëror, Lionel Messin.

“Nuk jam duke thënë se është Messi, por Shaqiri ka të njëjtën qendër të ulët të gravitetit dhe mund t’i kalojë lehtë kundërshtarët që i dalin përpara. Kjo e bën atë si Messi.

“Shaqiri është një futbollist fantastik, i fuqishëm dhe mahnitës dhe ajo që më mahnitë nga ajo është prekja e parë e topit, është unike”.

“Ishte tejet i mirë në ndeshjet e fundit miqësore ku kalonte lojtarët pa problem, krijonte raste shënimi dhe gjuante bukur. Gjithashtu shënoi edhe një gol të bukur”, deklaroi Fletcher.

Fletcher iu bashkua këtë afat kalimtar të verës Stoke Cityt nga skuadra West Bromwich Albion.