Themeluar në Gusht të 2023 grupi vinte në shënjestër kompani të vogla dhe të mesme dhe në fillim përqendrohej kryesisht në SHBA përpara se të zgjerohej ndërkombëtarisht.
Grupi ndërkombëtar ransomware Radar/Dispossessor, i cili ka vënë në shënjestër disa kompania në sektorë të ndryshëm si shëndeti apo transporti, është rrëzuar thanë autoritetet Amerikane dhe Gjermane.
Themeluar në Gusht të 2023 grupi vinte në shënjestër kompani të vogla dhe të mesme dhe në fillim përqendrohej kryesisht në SHBA përpara se të zgjerohej ndërkombëtarisht.
Hetimi ka identifikuar 43 kompani që kanë rënë pre e saj nga Argjentina, Australia, Belgjika, Brazili, Hondurasi, India, Kanadaja, Kroacia, Peruja, Polonia, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermania.
Një numër i madh kompanish mund të jenë prekur gjithashtu por që autoritetet nuk kanë dijeni. Grupi ka sulmuar edhe spitale.
Sistemet e ekspozuara, fjalëkalimet e dobëta dhe mungesa e plotë e verifikimit me dy faktorë kanë qenë rrugët hyrëse të hakerëve në sistemet IT të kompanive të dhënat e të cilave më pas janë enkriptuar.
Serverët dhe domainet që i përkisnin grupit në Gjermani, SHBA dhe Britani janë eliminuar. 12 të dyshuar nga Gjermania, Ukraina, Rusia, Kenia, Serbia, Lituania dhe UAE janë identifikuar sipas autoriteteve Gjermane.








