Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se forcat amerikane kanë kryer një sulm ajror të suksesshëm ndaj tri objekteve bërthamore të Iranit, Fordow, Natanz dhe Esfahan.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se të gjitha aeroplanët janë larguar nga hapësira ajrore e Iranit dhe se është hedhur një sasi e madhe bombash mbi objektin kryesor, Fordow.
Ai përgëzoi forcat ushtarake amerikane dhe kërkoi që Irani të mos hakmerret, por të fillojë bisedimet për paqe.
Ndërkaq, Irani ende nuk ka reaguar zyrtarisht për sulmin. Më parë, ushtria iraniane ka paralajmëruar kundër përfshirjes së SHBA-së dhe vendeve të tjera në konflikt, duke kërcënuar me kundërpërgjigje.
Izraeli ka nisur operacionin “Rising Lion”, duke goditur paraprakisht objektet iraniane, me qëllim të ndalimit të përparimit të Iranit në programin bërthamor. Irani e ka quajtur këtë veprim si akt lufte dhe ka përgjigjur me sulme raketore dhe me dronë.
Gjendja në rajon mbetet e tensionuar dhe pritet të shihet se si do të veprojnë palët në vijim. /mesazhi