Shefi i dizajnit të Apple largohet nga kompania për të punuar me Sam Altman dhe Jonathan Ive

Tan ishte përgjegjës për dizajnin e produkteve kryesore të Apple si iPhone, Watch, dhe AirPods dhe largimi i tij lë një boshllëk të madh.

Eksodi i dizajnerëve të Apple vijon ndërsa shefi i dizajnit të produktit Tang Tan do të largohet nga kompania për t’ju bashkuar firmës së dizajnit LoveFrom të Jonathan Ive.

Në kompaninë e re raportohet se do të punojë në një harduer të inteligjencës artificiale mbështetur nga OpenAI i Sam Altman.

Tan ishte përgjegjës për dizajnin e produkteve kryesore të Apple si iPhone, Watch, dhe AirPods dhe largimi i tij lë një boshllëk të madh.

Si pjesë e LoveFrom, Tan do të jetë drejtuesi i dizajnit të harduerit për projektin e ri AI ndërsa Altman do të ofrojë softuerin.

Të gjitha produktet besohet se janë koncepte të hershme me në fokus pajisje për shtëpitë.

Largimi i tij ishte i pritshëm pasi në fillim të vitit pasardhësi i Jony Ive, ish dizajnerit industrial të Apple, Evans Hankey u lagua nga kompania.

Pothuajse 14 anëtarë të ekipit të Ive janë larguar nga Apple që prej 2019-ës.