Shërbimi me pagesë i Snapchat ka 5 milionë përdorues

CEO Evan Spiegel është shprehur se objektivi i tij është që shërbimi të arrijë 10 milionë përdorues me pagesë.

Shërbimi i abonimit me pagesë i Snapchat vijon të rritet. Snapchat+, shërbimi Premium që ju ofron përdoruesve funksionalitete ekskluzive, ka më shumë se 5 milionë përdorues me pagesë njoftoi Snap.

Lançuar në Qershor të vitit të kaluar, shërbimi arriti 3 milionë abonentë në Prill. Megjithatë është vetëm një fraksion i 750 milionë njerëzve që përdorin Snapchat çdo muaj, por është një shifër e konsiderueshme për një kompani që është përpjekur të gjenerojë të ardhura përtej reklamimi.

CEO Evan Spiegel është shprehur se objektivi i tij është që shërbimi të arrijë 10 milionë përdorues me pagesë.

Snapchat ka përdorur mjete AI dhe opsione të tjera ekskluzive për të joshur përdoruesit të abonohen për 4 dollarë në muaj. Kur kompania lançoi fillimisht robotin MyAI, opsioni AI i gjenerimit të selfieve ishte i kufizuar vetëm për përdoruesit me pagesë.