Shirin Ebu Akleh ishte ndër yjet e gazetarisë dhe medies arabe!

Shirin Ebu Akleh

Ajo u godit sot pamëshirshëm nga snajperistët izraelit të cilët po vazhdojnë me invazionin dhe gjenocidin e tyre shumëvjeçar kundër palestinezëve.

Shirina ishte e krishtere, u vra duke bartur jelekun ku shkruante “PRESS” dhe gazetarët janë të mbrojtur me ligj ndërkombëtarë, e pranë saj ishte plagosur edhe kolegeja e saj muslimane!

Ky veprim i forcave izraelite tregon se ata që moti nuk respektojnë ligjet ndërkombëtare dhe çdo palestinez pamarrë parasysh bindjet e tij fetare është i rrezikuar nga gjenocidi i tyre.

Fatkeqësisht kolegët e saj gazetarë nga Kosova as që marrin mundin të thonë ndonjë fjalë solidarizimi e mos të themi pikëllimi për rënien e saj heroike duke raportuar për krimet e një sistemi.

E bota heshtë, e heshtja ndsj krimit herët a vonë do t’i kushtoj shtrenjtë njerëzimit.

Nga: Dr. Rijad Imeri