Shitjet e MacBook kanë rënë në mënyrë të ndjeshme

Tremujori i katërt i vitit ka qenë historikisht i rëndësishëm për kompaninë ndërsa konsumatorët blejnë pajisje gjatë festave të fundvitit.

Analisti i mirënjohur i Apple Ming Chi Kuo tha ditën e Mërkure se shitjet e kompjuterëve MacBook kanë rënë me 30 përqind nga viti në vit në 17 milionë njësi në 2023.

Ai tha se kërkesa për MacBook Air 15-inç ka rënë ndjeshëm ndërsa shitjet e MacBook në tërësi gjatë tre mujorit të katërt të vitit do të jenë më të ulëta sesa për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Tremujori i katërt i vitit ka qenë historikisht i rëndësishëm për kompaninë ndërsa konsumatorët blejnë pajisje gjatë festave të fundvitit.

Sipas Kuo, arsyeja e rënies së shitjeve kishte të bënte rënien e kërkesës nga konsumatorët që punojnë nga shtëpia. Sipas tij shitjet e MacBook Air 15-inç janë projektuar 20 përqind më të ulëta këtë vit sesa një vit më parë.

Ai shtoi se kompania nuk do të lançojë asnjë produkt të ri gjatë tre mujorit të katërt duke i hapur rrugë pastrimit të inventarëve dhe riformulimin e strategjive të reja të marketingut dhe produktit.