Shkencëtarët mashtrohen nga abstrakte kërkimore gjeneruar nga ChatGPT

Studimi vjen ndërsa Microsoft raportohet se do të investojë 10 miliardë dollarë në OpenAI duke e vlerësuar këtë të fundit me 29 miliardë dollarë.

Abstrakte dhe letra kërkimore të rreme gjeneruar duke përdorur robotin e komunikimit me inteligjencë artificiale të OpenAI, ChatGPT arriti të mashtrojë shkencëtarët duke i bërë të mendojnë se ishin raporte të vërteta sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit e Universitetit Northwestern dhe Chicagos përdorën ChatGPT për të gjeneruar abstrakte kërkimore të rreme bazuar në 10 kërkime të sakta të publikuara në revista mjekësore. Ata gjithashtu e ushqyen ChatGPT-në me hulumtime të rreme.

Vlerësuesit arritën të identifikonin abstraktet e krijuara nga ChatGPT në 68 përqind të rasteve ndërsa 14 përqind të rasteve etiketuan abstraktet e vërteta si të rreme.

Edhe pse letrat kërkimore gjeneruar nga ChatGPT ishin 100 përqind unike duke kapërcyer me sukses programet e identifikimit të plagjiaturës, vetëm 8 përqind e tyre ndiqnin formatin e kërkuar nga revistat shkencore.

Hulumtuesit u bënë thirrje revistave dhe konferencave mjekësore të ruajnë standarde rigoroze si dhe të implementojnë identifikues me inteligjencës artificiale kur vlerësojnë kërkimet.

ChatGPT është roboti i komunikimit me inteligjencë artificiale që bëri xhiron e botës kur debutoi për herë të parë në 30 Nëntor. Sot konsiderohet si një prej robotëve më të avancuar i aftë jo vetëm të shkruajë ese por edhe të gjenerojë kod kompjuterik.

Studimi vjen ndërsa Microsoft raportohet se do të investojë 10 miliardë dollarë në OpenAI duke e vlerësuar këtë të fundit me 29 miliardë dollarë.

Microsoft do të marrë 49% të aksioneve në kompani dhe 75% të fitimeve gjersa të likuidojë shumën e investimit. /PCWorld Albanian