Shkup, mbahet protestë kundër kufizimeve për parandalimin e COVID-19

Disa qindra qytetarë protestuan në Shkup mbrëmë me moton “Stop masave fashiste”, duke shprehur revoltën ndaj kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit (COVID-19), të vendosura nga autoritetet shëndetësore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta është pjesë e “Protestës Botërore për Lirinë”, e cila këtë ditë u organizua në të njëjtën kohë në shumë vende të botës, kurse në Shkup u mbajt para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku pjesëmarrësit shprehën qëndrimet e tyre kundër masave kufizuese të paralajmëruara nga ana qeverisë, që sipas tyre, cenojnë të drejtat e punëtorëve.