Shqipëria dhe Kosova, vendet me më së paku “borxhlinj” në rajon

Shqipëria ka 158 huamarrës për 1000 banorë, ndërsa Kosova e ka këtë tregues edhe më të ulët, në 75 persona.

Vendet e ish-Jugosllavisë duket se kanë më pak kompleks marrjen e një huaje në bankë.

Në Maqedoni ky tregues është 333, në Bosnjë 292, në Serbi 567, në Mal të Zi 224, në Kroaci 572.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë turqit, ku pothuajse çdo individ e ka marrë një hua në bankë.

Në çdo 1000 persona, 803 kanë një llogari të hapur huaje.

Në Itali ka 545 huamarrës për 1000 banorë.

Edhe në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), huaja për ekonominë është ndër më të ulëtat në Evropë.

Po sipas të dhënave të FMN-së, kredia në banka në raport me PBB-në është vetëm 35%.

Në Mal të Zi ky tregues është 51%, në Bosnjë 55%, në Kosovë 37%, në Serbi 46%. Rekordin e mban Turqia me 60% të PBB-së./Mesazhi/