Shqipëria fitore minimale ndaj Letonisë

Shqipëria është kthyer në garë për kualifikim në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm.

Të martën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuqezinjtë fituan 1:0 ndaj Letonisë. Me këtë fitore, Shqipëria doli në vendin e dytë në Grupin K. E zhvendosi Serbinë në vendin e tretë.

Shqipëria i ka tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Serbia mbetet me shtatë pikë nga katër ndeshje. Në grup udhëheq Anglia me 15 pikë. Letonia i ka katër e Andorra është pa pikë.

Një gol nga penalltia e vendosi sfidën mes Shqipërisë dhe Letonisë.

Kristjan Asllani shënoi me goditje nga pika e bardhë në minutën e 25-të. Penalltia u dha për lojë me dorë.