Shqipëria mposht Hungarinë, renditet e dyta në grup

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur sërish të mposht Kombëtaren e Hungarisë, këtë herë si mysafir.

“Kuq e Zinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë mbaroi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.

Berat Gjimshiti mori një lëndim që në pikëpamjen e parë u pa si i rëndë duke u larguar me barela nga fusha.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ishte dukshëm më e mirë. Mryto Uzuni humbi dy raste një kundër një përball portierit.

Ishte i inkuadruari Armando Broja që si në ndeshjen e kaluar, vulosi fitoren e “Kuq e Zinjëve”.

Broja mori një pasim nga Bare dhe pastaj nga një kënd shumë i vështirë ia doli të shënojë (80′)

Ky gol ishte i mjaftueshëm që Shqipëria të arkëtoi pikët e plota dhe tani renditët e dyta me 15 pikë, derisa Hungaria zë vendin e katërt me 10 sosh.