Shqipëria mundet nga Spanja

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Në “Loro Borici” të Shkodrës, kombëtarja e Spanjës ishte ajo që ia shkaktoi humbjen e parë kuqezinjve me rezultat 2-0.

Edhe pse gjatë pjesës së parë, ekipi i De Biasit arriti që për mrekulli të mbaj portën e paprekur, me një mbrojtje shumë të mirë të organizuar, por, pjesa e dytë ishte më ndryshe.

Dy golat e ndeshje i shënuan, Diego Costa dhe Nolito.

Me këtë humbje, Shqipëria mbetët me gjashtë pikë një më pak se Italia dhe Spanja që kryesojnë grupin G./