Shqyrtohet kërkesa e LDK-së për seancë të jashtëzakonshme për “zbrazjen e Kosovës”

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, ku do të shqyrtohet kërkesa e 41 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Ndryshe kjo kërkesë bëhet nga deputetë të opozitës dhe disa deputetë tjerë të partive në pushtet.

41 deputetët nënshkrues të kësaj seance kanë kërkuar mbajtjen e debatit parlamentar lidhur me zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.