Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shtëpia e Bardhë: Eric Wendt nominohet si ambasador i SHBA në Shqipëri

Shtëpia e Bardhë: Eric Wendt nominohet si ambasador i SHBA në Shqipëri

Presidenti amerikan, Donald Trump ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri.

Njoftimi u dha në një postim të Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, ku sqarohet pozicioni i menduar për Wendt.

“Eric Wendt, nga Kalifornia, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin për media nga Shtëpia e Bardhë.

Eric Wendt është një gjeneral i dale në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Së fundmi shërbeu si komandanti i 5-të i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, duke u larguar nga detyra më 29 janar 2021.

Si oficer i lartë, Wendt ka shërbyer më parë si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Autoritetin Izraelito-Palestinez nga nëntori 2017 deri në tetor 2019.

Ai ka mbajtur gjithashtu poste të tjera të rëndësishme. /abcnews