Shtetet e Bashkuara kërkojnë rregullimin e inteligjencës artificiale

Masat do të ndihmonin administratën Biden të sigurohet se modele të tilla do të funksionojnë siç janë parashikuar pa shkaktuar dëm.

Zyrtarët Amerikanë kanë vendosur të veprojnë për të krijuar një set rregullash për sistemet AI si ChatGPT. Administrata Kombëtare e Telekomunikacionit dhe Informacionit në SHBA po kërkon komente nga publiku për rregullimin e mundshëm që do ta bënte AI më përgjegjëse.

Masat do të ndihmonin administratën Biden të sigurohet se modele të tilla do të funksionojnë siç janë parashikuar pa shkaktuar dëm.

Komentet do të pranohen deri më 10 Qershor. NTIA e sheh implementimin e një rregulloreje si jetik. Numri i incidenteve AI ka filluar të rritet. Rregulluat jo vetëm do të ndalonin përsëritjen e incidenteve të tilla, por të minimizonin rreziqet nga kërcënim të cilat mund të jenë teorike.

ChatGPT dhe modele të ngjashme AI janë përfshirë në rrjedhje të dhënash apo shkelje të drejtave të autorit duke nxitur frikë ndaj fushatave të automatizuara të keqinformimit dhe sulmeve me maluerë.

Gjithashtu ka shqetësime edhe për saktësinë e informacionin apo paragjykimin. Ndërsa zhvilluesit janë duke adresuar këto probleme me sisteme më të avancuara, hulumtuesit dhe liderët e teknologjisë janë shprehur të shqetësuar duke bërë thirrje për ndërprerje për 6 muaj të zhvillimeve në AI që të përmirësohet siguria dhe të adresohen shqetësime etike.

Administrata Biden nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar ndaj rreziqeve të AI. Presidenti Amerikan diskutoi temën me këshilltarët e tij javën e kaluar por tha është herët të themi që teknologjia është e rrezikshme.