Si ta dalloni nëse lëkura juaj është e thatë apo e dehidratuar?

Duhet të dini që çdo lloj lëkure ka nevojë për hidratim dhe është i gabuar koncepti se vetëm lëkura e thatë duhet hidratuar.

Edhe një lëkurë ekstremisht e yndyrshme mund të jetë e dehidratuar, pasi hidratimi nuk ka lidhje me yndyrën. Pavarësisht llojit të lëkurës, qelizat tuaja mund të kenë mungesë uji dhe kjo bën që lëkura të duket e pajetë dhe jo bukur nga ana estetike. Megjithatë ndodh shpesh që të ngatërrojmë lëkurën e thatë me atë të dehidratuar duke bërë kështu që të përdorim produktet e gabuara dhe duke e përkeqësuar më shumë gjendjen.

Si ta dalloni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar?

Lëkura e thatë:

  • Ka mungesë sebumi dhe vajrash natyralë.
  • Është një lloj lëkure
  • Shkaktohet nga gjendrat dhjamore jo aktive
  • Mund të shkaktohet nga keqfunksionimi i gjendrës tiroide
  • Mund të rregullohet duke përdorur kremëra që janë posaçërisht për lëkurë të thatë

Lëkura e dehidratuar

  • Ka mungesë uji
  • Është gjendje e lëkurës
  • Trupi humbet më shumë ujë sesa pini
  • Mund të lidhet me humbjen e ujit gjatë urinimit ose me djersitjen e tepruar gjatë aktivitetit fizik.
  • Mund të rregullohet me ndryshimin e mënyrës së jetesës, dietës etj.