Si të përshpejtojmë metabolizmin – sekrete nga dietologët

Vini në funksion metabolizmin sapo të zgjoheni duke pirë një gotë me ujë. Nëse nuk ju pëlqen uji, mund të konsumoni edhe lëngje të tjera, si dhe fruta dhe perime me përmbajtje të lartë në ujë, si mandarina, shalqiri dhe kastraveci.

Kurrë mos e anashkaloni vaktin e mëngjesit

Konsumojeni vaktin e mëngjesit brenda 1 ore pasi jeni zgjuar. Sigurohuni të merrni mjaftueshëm proteina në mëngjes, të paktën 20 gramë. Nëse nuk mund të konsumoni mish dhe vezë që në mëngjes (burime kryesore të proteinave), mos harroni që edhe qumështi, bulmeti, drithërat, frutat e thata, fasule dhe perimet gjithashtu përmbajnë proteina – dhe mund të përshpejtojnë edhe metabolizmin.

Më shumë vakte të lehta

Për të mësuar si të rrisni metabolizmin, duhet të dini jo vetëm çfarë të hani, por edhe kur dhe si. Konsumimi i disa vakteve të lehta, në vend të 3 vakteve të bollshme, ndihmon në mbajtjen konstante të metabolizmit dhe niveleve të energjisë gjatë gjithë ditës.

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminën B

Disa lëndë ushqyese kanë një rol të rëndësishëm në metabolizëm. E tillë është edhe vitamina B.

“Duke qenë se trupi ka nevojë për konvertimit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave nga ushqimet në energji, duke ngrënë ushqime të pasura në vitaminën B, mund të ndihmojë në lehtësimin e këtij procesi. Konsumoni fasule, thjerrëza, drithëra dhe sa më shumë perime me ngjyra, si spinaq, kale etj. Këto shenja paralajmërojnë se mund të keni mungesë të vitaminës B12.

Ujë të ngrohtë me limon

Për ta nisur ditën sa më mbarë, është e rekomandueshme që të pini nga një gotë ujë me limon çdo mëngjes. Ajo ndihmon në pastrimin e sistemit limfatik, që është themelore për një metabolizëm të shëndetshëm.

Për të rritur edhe më shumë efektet në metabolizëm, shtoni pas xhenxhefil të freskët në ujin e ngrohtë me limon.